Loading…

Aleanca me tubim madhështor në Deçan, përkahje e madhe për Ramush Haradinaj e Ardian Gjinin

  • 03/06/2026 | 20:09

Aleanca me tubim madhështor në Deçan, përkahje e madhe për Ramush Haradinaj e Ardian Gjinin

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, para qytetarëve të shumtë që kishin dalur për të përkrahur numrin 128, ka deklaruar se do ta bëjë të mirën që askush që e voton Aleancën të mos ndihet keq dhe të mos turpërohet.


Ai është shprehur para qytetarëve në Deçan se Aleanca është opsioni i vetëm që ka zgjidhje për problemet e Kosovës, derisa përmendi problemet me infrastrukturë rrugore, investimet kapitale dhe krizën e thellë ekonomike.

“Edhe unë e ndiej si ju që unë jam bartës i listës, e jo Ramush Haradinaj, që ka qenë gjithmonë, njësoj si ju ndihem, po unë kam me e bë më të mirën, që askush në këtë botë, as Ramushi e asnjëri prej jush, mos me u ndi keq me këtë punë dhe mos me u turpëru. Asnjë njeri që ka me e votu Aleancën, mos me u ndi keq, po me qenë ju që keni me i thënë dikujt ‘A të kam thënë’”, ka deklaruar Gjini.

“Koha për me çu kry ka qenë kur ka qenë lufta, kundër armikut. Me bë luftën me krenari mos mu frikësu, me marrë rrezikun me cu kry për liri të vendit. E ka do të tjerë që qojnë kry kur të kalojnë vakti. Bojnë kryengritje. E bëjnë gabim se sot s’kemi nevojë me bo kryengritje kundër njëri-tjetrit, kemi pas nevojë me bo kryengritje kundër Serbisë, kundër okupatorit, e jo në kohë të lirisë”, ka thënë Gjini.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë