Loading…

Aleatët e Iranit nga Jemeni sulmuan kryeqytetin arab Riad me katër drone

  • 01/04/2021 | 12:58

Aleatët e Iranit nga Jemeni sulmuan kryeqytetin arab Riad me katër drone

Një zëdhënës i rebelëve Houthi nga Jemeni të enjten kanë njoftuar se kanë sulmuar caqe të rëndësishme në kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite me katër drone, transmeton Gazeta Metro.


Kryengritësit HHouthi nga Jemeni që kanë pushtuar kryeqytetin e Jemenit Sanaa nga qeveria e zgjedhur më 2015’n kanë shtuar sulmet me drone në Arabinë Saudite. Ky është sulmi i tretë i njoftuar këtë muaj i kryer dhe paralajmëruar nga aleatët e Iranit.

Operacionet e Iranit dhe aleatëve të tyre rajonal janë shtuar këtë muaj si në Gjirin Persik me sulme ndaj anijeve transportuese të mallrave nga Izraeli në dy raste.

Irani dhe SHBA pritej të zbusin qëndrimet e ashpra pas ndryshimit të administratës në Washington dhe t’i japin rast diplomacisë, që nuk ka ndodhur.

Ajo që ndodhi ishte nënshkrimi i paktit ekonomik mes dy pushteteve autoritare të Kinës komuniste dhe Iranit islamik për 25 vitet e ardhshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë