Kundërshtarët e Rusisë në Europë kanë kritikuar Presidentin Amerikan Joe Biden pasi po duket si i dobët përballë Rusisë, posaçërisht kur bëhet fjalë për lejimin e vazhdimit të ndërtimit të tubacionit të gazit NordStream2 të Rusisë drejt Gjermanisë, transmeton Gazeta Metro.
Portali amerikan Axios ka mësuar se kundërshtarët e Rusisë në Europën qendrore dhe lindore janë të brengosur se Presidenti Biden nuk e ka vullnetin e duhur të ballafaqohet për të penguar NordStream 2 të Gjermanisë e Rusisë – një prej prioriteteve të Vladimir Putin.
Kjo përballje është testi i parë i Biden se nëse do të mbështesë retorikën e rreptë ndaj liderit rus me vepra. Kundërshtarët rusë janë të brengosur po ashtu se Biden nuk ka dëshirë të jetë antagonist ndaj Angelsa Merkel, si dhe nuk dëshiron t’i shkaktoj kosto të rëndë gjermanëve shkruan Axios.
“Përfundimi i NordStream 2 do të ishte fitore e madhe gjeopolitike për Putin që do t’i shtonte atij ndikim substancial ndaj Europës.”
Raporti i Axios thekson se tubacioni do të i mundësonte Rusisë që të izolonte më tej Ukrainën, një demokraci e lëkundur, shtet të cilit ja ka ndërprerë furnizimin me gazin natyral. Tani për tani hazi nga Rusia duhet të kaloj përmes Ukrainës për të arritur në Europë por përfundimi i Nord Stream 2 – që tani ka arritur në 90 % – do t’i mundësonte Rusisë të pomponte gazin drejt e në Gjermani.
“Ukrainasit janë ca të zhgënjyer që Presidenti Biden nuk u zotua gjatë Konferencës së Munich që të shfrytëzoj çdo mjet në fuqinë e tij për të ndaluar Norrd Stream 2” një burim i afërt me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka thënë Axios. Ata megjithatë mbesin me shpresë pasi ka kohë ende që administrata Biden të veproj.
Axios shkruan se aleatët e Amerikës në Europë duan që Biden ta bëjë të qartë se është i gatshëm gjithçka që mundet për të ndaluar atë tubacion që të përfundoj përfshi edh vullnetin e sanksionimit të tërë flotës së ndërtimit dhe kompanitë gjermane.
Presidenti Trump kishte kërcënuar edhe Merkel si pjesë e taktikës së tij të ashpër për të ndaluar Nord Stream 2 shkruan Axios. Ndërtimi i Nord Stream 2 ishte ndalur gjatë presidencës së Trump.
Megjithatë, Russia kishte vazhduar ndërtimin e tubacionit vetëm disa javë pasi administrata Biden mori detyrën, e që erdhi menjëherë pas veprimit të tij kontrovers të ndalimit të tubacionit Keystone XL në SHBA, që ju kushtoi mijëra vende pune amerikanëve në mes të një pandemie.
Nga republikanët në Kongres kjo po konsiderohet dështim dhe dorëzim nga administrata Biden.
“Për herë të dytë në tridhjetë ditë e tij në presidencë, Biden u përkul para Rusisë” ka thënë lideri i pakicës në Kongresin Amerikan Kevin McCarthy. “Administrata Biden ka njoftuar të premten se nuk do të zbatonte sanksionet e reja ndaj entiteve të përfshira në ndërtimin e Nord Stream 2, siç obligohet nga ligji i mbështetur si nga republikanët dhe demokratët në Kongres” tha McCarthy. “Kjo i hap dritën e gjelbër Rusisë për të ndërtuar një tubacion që do të rrezikonte aftësinë e Ukrainës t’i kundërvihet agresionit të Rusiës dhe i jep i kundërshtarëve tonë më shumë kontroll të rrjedhës së gazit natyror në rajon.”
McCarthy ishte i ashpër në kritika dhe nuk u kursye as në parashikimet e tij kur tha se “nuk kemi nevojë të merremi me hipoteza se çfarë do të bëjë Rusia me këtë fuqi. Së paku dy herë në dy dekadat e fundit, pa justifikim, Rusia ka ndërprerë tërësisht rrjedhën e gazit natyror në Ukrainë. Ne duhet të jemi një parandaluesi i taktikave mizore të Rusisë, e jo ti lejojmë më shumë hapësirë të shantazhoj Europën përmes burimeve natyrore”./gazetametro.net