Loading…

Alec Baldwin mund ta pësoj keq për incidentin në shesh xhirimi ku humbi jetën një person

  • 28/10/2021 | 19:42

Alec Baldwin mund ta pësoj keq për incidentin në shesh xhirimi ku humbi jetën një person

Aktori Alec Baldwin, që aksidentalisht ka qëlluar për vdekje kinematografen Halyna Hutchins dhe ka plagosur regjisorin Joel Souza në xhirimet e filmit javën e kaluar, mund të ballafaqohet me padi kriminale, bashkë me të tjerët që janë përgjegjës për rastin, ka konfirmuar të enjten policia.


Avokatja e Qarkut, Mary Carmack-Altwies, ka treguar për paditë e mundshme.

“Të gjitha mundësitë janë të shtruara në tavolinë. Askush nuk përjashtohet në këtë pikë”, ka theksuar ajo.

Hetuesit në New Mexico kanë thënë se një plumb është hequr nga supi i regjisorit dhe duket të ketë qenë plumb i vërtetë, ndërsa është marrë si dëshmi.

Duke i prezantuar zbulimet e para, sherifi i Qarkut Sante Fe, Adam Mendoza, ka bërë të ditur se aktualisht dyshohet se janë gjetur plumba të vërtetë në sheshxhirim.

“Do ta shohim se si kanë arritur deri aty, pse ishin aty, sepse nuk është dashur që të jenë”, ka thënë Mendoza. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se ka pasur “paksa vetëkënaqësi” rreth sigurisë në xhirime, ku reporterëve u është thënë se mbi 100 njerëz kanë qenë të pranishëm kur kanë ndodhur të shtënat dhe kanë konfirmuar se armëpunuesja Hannah Gutierrez-Reed dhe ndihmësregjisori Dave Halls e kishin kontrolluar revolverin antik “Cold .45”, para se t’i jepej aktorit 63-vjeçar.

“Mendoj se faktet janë të qarta – arma i është dhënë Baldwinit. Arma ishte funksionale dhe nga ajo ka dalë një plumb i vërtetë që ka vrarë Hutchins dhe ka plagosur Souzën. Do të mundohemi të vendosim saktë se si ndodhi kjo dhe nëse ata është dashur ta dinë se ekzistonin plumba të vërtetë në atë armë”, ka theksuar shefi i policisë në Santa Fe.

Në një dokument gjyqësor, i cili është publikuar të mërkurën, thuhet se Halls ka pranuar para hetuesve se kishte dështuar të kontrollonte të gjithë plumbat në armë, përpara se t‘ia dorëzonte atë yllit të filmit, pavarësisht raportimeve se e kishte cilësuar “armë të ftohtë”, duke konfirmuar se besonte se ishte e sigurt.

Armëpunuesja u ka thënë hetuesve se armët ishin konfirmuar si të sigurta pak para të shtënave, por municionet nuk ishin kontrolluar dhe ka konfirmuar se armët zakonisht mbaheshin në një kasafortë ku vetëm pak njerëz kishin qasje.

Baldwini dhe producentët thuhet se kanë angazhuar një firmë private ligjore për t’u marrë me hetimet lidhur me të shtënat fatale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë