Loading…

‘Aleksandri i Madh i Serbisë’: Vucic i priti serbët që u nisën këmbë nga Kosova e fryhet se është mburoja e Serbisë

  • 25/05/2023 | 22:08

‘Aleksandri i Madh i Serbisë’: Vucic i priti serbët që u nisën këmbë nga Kosova e fryhet se është mburoja e Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vucic i priti serbët që janë nisur në këmbë nga Kosova për ta mbështetur në tubimin e madh ‘Një Serbi e shpresës’ ku u krenua me nderimin që po ia bëjnë si mburoja e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Ai i priti ata në ndërtesën e presidencës serbe në Beograd duke i falënderuar ata për patriotizmin e tyre, mbështetjen e tyre jo ndaj tij siç u shpreh presidenti serb por ndaj Serbisë duke e barazuar veten me shtetin  e njëkohësisht duke e përshtatur narrativin me atë të pushtetit se opozita serbe qenkan agjentë të ‘shërbimeve të huaja’ që duan ta rrëzojnë

“Jam krenar që kam rastin sonte të falënderoj për mbështetjen e tyre, jo mua, por Serbisë. Jam krenar me ju që mbroni vatrat tona dhe që e doni atdheun tonë pafundësisht. Tani u thash se nuk do t’i përballoja as një kilometër, e ata i ecën 300 që të tregonin sesa është dashuria e tyre e madhe për Serbinë” tha ai.

Pasi që i lavdëroi ata presidenti serb iu kthye temës së tij të preferuar, vetes.  E vazhdoi të tregojë se si është ai që po e mban moralin edhe në lidershipin serb pasi po shqetësohen nga presioni i madh ndërkombëtar.

“Nuk janë kohë të lehta për ne. Para se të vija këtu, erdhi Petar Petkovic në zyrën time dhe më tha se situata është rëndë.  Duan që të të bëjnë presion. Unë i thash të ngadalësojë se nuk është fundi i botës. Asgjë nuk ndodhë brenda natës. Janë gjërat që nuk duam dhe nuk mundemi t’i pranojmë, pasi janë të zgjidhura. Ose do të bëhet ashtu siç janë ose nuk do të ndodhë gjë. Ai i merr afër zemrës gjithçka që vjen nga të huajt” tha Vucic e vazhdoi tutje me glorifikimin e vetes duke luajtur rolin e liderit dashamirës.

“Gjithmonë është e vështirë të vendosni veten si mburoja e një populli dhe u jam përjetësish mirënjohës juve dhe familjeve tuaja. Jeni të fortë dhe vendosur në mbrojtjen e atdheut dhe vatrave tuaja dhe do të përpiqem t’iu ndihmojë e jo t’iu pengoj”.

Nga grupi i serbëve të Kosovës që i priti Vucic foli Dalibor Jankovic që tha se u nisën drejt Beogradit pasi “kanë besim vetëm tek ai për shpëtimin e Kosovës e Metohisë” siç tha. Në emër të tyre ai i dorëzoi presidentit serb ‘bajrakun serb’ në emër të ‘dashurisë për shtetin serb’.

Ky grup prej 28 serbëve të Kosovës, ishin nisur nga Leposaviqi, Mitrovica e Veriut dhe Anamorava e Kosovës për në Beograd në tubimin e thirrur nga presidenti serb Vucic për të premten me 26 maj që e thirri pas protestave e krizës politike në Serbi që i ka lëkundur pushtetin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë