Loading…

Alfatoksina e pranishme, AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça

  • 01/11/2026 | 20:04

Alfatoksina e pranishme, AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimeve në tregun e brendshëm, ka konstatuar praninë e aflatoksinës mbi kufijtë e lejuar në produkte të një kompanie nga Gjilani, duke ndërmarrë masa për refuzimin e importit, ndalimin e shitjes dhe tërheqjen e produkteve.


Gjatë kontrollit kufitar të një ngarkese prej 25 mijë e 120 kg misër merkantil, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg, ndërsa analizat e IKSHPK-së kanë konfirmuar aflatoksinë totale prej 47 µg/kg, mbi vlerën referente prej 10 µg/kg.

Inspektorati Fitosanitar i AUV ka vendosur refuzimin e importit dhe kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.

Gjatë inspektimeve të mëtejshme, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 mbi nivelin e lejuar edhe në produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”. Inspektorati i AUV ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e produktit të identifikuar nga qarkullimi.

Aflatoksina B1 është një substancë toksike e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë. Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për sigurinë ushqimore

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë