Loading…

Algjeria bëhet me president të ri

  • 13/12/2019 | 22:58

Algjeria bëhet me president të ri

Abdelmadjid Tebboune është bërë Presidenti i ri i Algjerisë, shkruan Gazeta Metro.


Abdelmadjid Tebboune, ish-ministër dhe më pas kreu i qeverisë së presidentit, Abdelaziz Bouteflika, u zgjodh që në raundin e parë për të qenë pasues i tij në krye të shtetit algjerian, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Zgjedhjeve (ANIE).

”Tebboune fitoi 58,15% të votave”, njoftoi presidenti i ANIE, Mohamed Charfi, gjatë një ceremonie zyrtare.

Konfirmimi erdhi një ditë pas votimeve të shenjuara nga një abstenim rekord dhe që u zhvilluan në një kontekst kundërshtimi masiv dhe të paparë të regjimit në fuqi, që nga pavarësia në vitin 1962./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë