Loading…

Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçi flasin për dialogun Kosovë-Serbi

  • 12/09/2018 | 14:46

Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçi flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin bisedoi rreth referendumit të 30 shtatorit si dhe zhvillimeve në rajon, me theks të veçantë mbi dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.


Me këtë rast kreu i BDI-së njoftoi presidentin e Kosovës mbi mbarëvajtjen e fushatës për referendum duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës.

Kryetari Ahmeti dhe presidenti Thaçi u dakorduan që shqiptarët dhe në përgjithësi të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të dalin masivisht dhe të votojnë pro integrimit në NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit konkluduan që e vetmja e ardhme për vendet e Evropës Juglindore, që siguron paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet, është integrimi euroatlantik.

Ahmeti mbështeti tërësisht përpjekjet intensive të institucioneve të Kosovës me ndihmesë ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare të dialogut me Beogradin mbi demarkacionin e kufirit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë