Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka ftuar shqiptarët që të bëhen bashkë më 12 shtator, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në Marshin për Liri, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.
“Të dashur vëllezër e motra, më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ju ftoj të bashkohemi në mbështetje të luftëtarëve të lirisë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Ahmeti në Facebook.
Njëri nga themeluesit e UÇK-së kërkoi “të marshojmë së bashku për ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, me besimin se pas çdo sakrifice dhe pritjeje duhet të triumfojnë drejtësia dhe liria”
“Për luftëtarët tanë, për heronjtë e luftës dhe të paqes, për UÇK-në!”.
Më 16 shtator, Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale do të shpallë aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.