Loading…

Ali Ahmeti refuzon takimin me Edi Ramën?

  • 14/12/2016 | 12:27

Ali Ahmeti refuzon takimin me Edi Ramën?

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka refuzuar takimin e kërkuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me krerët e partive shqiptare në Maqedoni. 


Mediat në Maqedoni njoftuan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar në takim në Tiranë liderët e katër partive politike shqiptare dhe dje ka takuar liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ndërsa sot pritej të takonte edhe kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Kishte edhe informata nga burime të ndryshme se Rama për sot kishte paraparë një takim të përbashkët me të katër liderët e partive që fituan vende në Parlamentin e Maqedonisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Dje Rama, pas takimit me krerët e partive politike në Maqedoni, tha: “Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor, shqiptarët duhet të përfitojnë nga ky rast për t’i përgëzuar të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë, se ata do të gjejnë forcën të çojnë një agjendë përpara për të bashkëjetuar demokratisht me maqedonasit, për ta rivendosur në agjendat e tyre paritake Marrëveshjen e Ohrit, si emërues i përbashkët dhe të kërkojnë me një zë që programi i Qeverisë së re të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit., shkruan almakos.

Partitë shqiptare në Maqedoni nuk janë të detyruara të pajtohen me gjithçka, por janë të imponuara nga interesi i shqiptarëve, që të flasin me një zë për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë