Loading…
Aliti: Vështirë ndaj Bullgarisë, por do të japim maksimumin për ta nisur ciklin kualifikues me fitore
  • 23/03/2019 | 20:50

Aliti: Vështirë ndaj Bullgarisë, por do të japim maksimumin për ta nisur ciklin kualifikues me fitore

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, ka deklaruar se ndaj Bullgarisë i pret një ndeshje e vështirë, pasi që bullgarët kanë një ekip cilësor, transmeton Gazeta Metro.


Pas ndeshjes miqësore ndaj Danimarkës, të henën Kosova e nis ciklin kualifikues për “Euro 2020”. Gjatë ditës së sotme, djelmoshat tanë kanë vazhduar me stërvitjet para kësaj ndeshje.

Pas stërvitjeve të kryera, Aliti ka deklaruar se i pret një ndeshje e vështirë, duke patur parasysh se Bullgaria ka një ekip cilësor.

“Me padurim presim ndeshjen e së hënës ku sërish presim të kemi mbështetjen e fuqishme të tifozëve tanë. Bullgaria ka ekip shumë cilësor dhe sigurisht se do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo ne po përgatitemi maksimalisht dhe gjërat e mira që i kemi bërë në miqësoren kundër Danimarkës do të mundohemi t’i përsërisim, derisa ato që i kemi bërë gabim duhet t’i përmirësojmë.  Jemi në një seri të mirë pa humbje dhe tani jemi plotësisht të përqendruar për të dhënë maksimumin në 90 minutat kundër Bullgarisë dhe për ta nisur ciklin kualifikues për Euro 2020 me fitore.”

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë zhvillohet më 25 mars(e henë) me fillim prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë