Loading…

Allo Bouquin? Librat për t’u huazuar!

  • 26/11/2020 | 22:41

Allo Bouquin? Librat për t’u huazuar!

Në partneritet me Aleancën Franceze në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Kosovë, ETEA po fillon një fushatë të shkëmbimit të librave, përcjell Gazeta Metro.


Libra frëngjisht për të gjithë frëngjishtfolësit! Në dhjetor 2020, ETEA dhe Aleanca Franceze sjellin te ju bibliotekën nga e cila tani mund edhe të huazoni libra.

Më poshtë lexoni njoftimin:

A keni menduar ndonjëherë se si do të ndiheshit sikur një ditë, në vend se ta merrni një libër nga biblioteka, librin do ta sillnin te ju në një mënyrë artistike?

Në partneritet me Aleancën Franceze në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Kosovë, po e fillojmë një fushatë të shkëmbimit të librave.

Por, nuk përfundon me kaq.

Mjafton të na tregoni moshën, zhanrin tuaj të preferuar si dhe nivelin e frëngjishtes, ne do të zgjedhim një libër surprizë për ju. Kemi libra për të gjitha moshat dhe interesat, nga 3 deri në 100 vjeç! Më pas, do t’ju kontaktojmë për t’ju treguar orën dhe vendtakimin ku do të ftoheni të merrni librin dhe të shijoni një shfaqje artistike me temë franceze.

Takimi i parë për shkëmbimin e librave do të mbahet më 4 dhjetor, në orën 11:00, në objektin e Aleancës Franceze dhe do të shoqërohet me një atmosferë këngësh dhe librash francezë.

Për t’u bërë pjesë, ju lutemi plotësoni këtë formular: https://forms.gle/9QmAxcMktjNwA9gN7

Në kohën në të cilën po jetojmë, libri është i sfiduar nga risitë teknologjike dhe së këndejmi, nismat e tilla janë të rëndësishme për jetën kulturore të vendit./GazetaMetro

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë