Loading…

Alma Lama mund të mbetet pa postin e ambasadores

  • 07/01/2017 | 08:49

Alma Lama mund të mbetet pa postin e ambasadores

Alma Lama më nuk do të jetë ambasadore, në rast se Ministria e Punëve të Jashtme aplikon standarde të njëjta përkitazi me fyerjet publike që i bëjnë anëtarët e shërbimit diplomatik.


Tashmë ka një precedent kur një drejtues misioni është shkarkuar për të njëjtin motiv, shkruan sot Koha Ditore.

Lama, ambasadore në Romë, do t’iu nënshtrohet procedurave disiplinore pas fyerjes që u ka bërë Kohavisionit (KTV) dhe gazetarit të po këtij televizioni, Xhemajl Rexha.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar këtë të premten.

Xhafer Ahmeti sa ishte i ngarkuar me punë në misionin diplomatik në Mal të Zi kishte postuar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku e kishte fyer ish-kryeministrin e Shqipërisë, që ishte konsideruar si skandal diplomatik. Ministri Hoxhaj kishte marrë vendim për kthimin e menjëhershëm të tij në Prishtinë. Kjo, me arsyen se komentet e Ahmetit nuk paraqisnin qëndrimet e institucioneve të Kosovës.

Gazetari, Xhemajl Rexha, ka shprehur pritjen që e njëjta masë të aplikohet edhe kundër ambasadores Lama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë