Almeria ka kaluar në avantazh kundër Real Madrid në minutën e shtatë të ndeshjes përmes sulmuesit belg, Largie Ramazani, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra e sapo promovuar në La Liga në kuadër të javës së parë të kampionatit spanjoll është duke befasuar ‘Los Blancos’ në shtëpi.
Ishte 21-vjeçari, Largie Ramazani i cili doli ballë për ballë bashkëkombësit të tij, Thibaut Courtois dhe nuk kishte si të gabonte për të shënuar ndaj kampionëve të Spanjës.
UD ALMERÍA 1-0 REAL MADRID
⚽ 6′ Largie Ramazani (#UDAlmeria)pic.twitter.com/ewaDmFREyG— All goals replay (@goalsreplayg) August 14, 2022
Rezultati aktual i takimi është 1-0 dhe mbetet të shihet reagimi i skuadrës së Carlo Ancelottit pas këtij goli të pësuar në minutat e para të sfidës. /gazetametro.net