Loading…

Alpinistët e bllokuar në Valbonë vakuuohen me helikopter, njëri dërgohet në spital pasi ka fraktura

  • 26/06/2022 | 22:52

Alpinistët e bllokuar në Valbonë vakuuohen me helikopter, njëri dërgohet në spital pasi ka fraktura

Dy alpinistë u bllokuan këtë të diel në një zonë të thellë të Valbonës.


Çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke eksploruar zonën por terreni i thepisur ka prishur aventurën e tyre, teksa njëri për momentin nuk është në gjendje të lëvizë.

Drejt zonës u nisën policët dhe ekipi mjekësor, po për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, u kërkua ndërhyrja e helikopterit.

Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.

Dy të dëmtuarit u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë