Loading…

Ambasada amerikane i ofron donacion Policisë së Kosovës

  • 28/09/2020 | 15:53

Ambasada amerikane i ofron donacion Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka pranuar sot një donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përkatësisht Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe USDOJ-ICITAP-i.


Bëhet fjalë për një automjet dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative si kompjuterë, printerë dhe skaner.

Donacioni ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj me këtë rast është shprehur falënderues për Ambasadën e SHBA-së, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të institucionit që ai drejton.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë