Loading…

Ambasada Amerikane përgëzon Veselin për miratimin e ligjeve të Agjendës Evropiane

  • 24/11/2018 | 12:33

Ambasada Amerikane përgëzon Veselin për miratimin e ligjeve të Agjendës Evropiane

Ambasada Amerikane ka vlerësuar lart rolin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos së ligjeve për Agjendën Evropiane të Reformave, respektivisht ligjet që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë.


“Uroj Kuvendin e Kosovës për punën e bërë në koordinim mes gjitha partive për të miratuar ligje kyçe që përmirësojnë efikasitetin e drejtësisë, zgjerojnë të drejtat e grave në tragjëgimi, mbyll vakumet ligjore ndaj krimit dhe i mbronë ata që raportojnë korrupsionin. Sfida e ardhshme është zbatimi konsistent”, ka shkruar në Twitter u.d ambasadorja Amerikane në Kosovë, Colleen Hyland.

Këtë postim të diplomatës amerikane e ka shpërndarë në Twitter-in e tij kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili e ka falënderuar deputetët dhe Ambasadën Amerikane për punën e mirë që kanë bërë për miratimin e ligjeve.

Kryeparlamentari Kadri Veseli rash e disa javë ka mbajtur takime të shpeshta me Komisionin për Legjislacion dhe Komisione tjera parlamentare për të shtyrë përpara miratimin e pakos së re ligjore e cila do të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë