Loading…
Ambasada Amerikane rizgjedhë videon e aktores kosovare për ditën ndërkombëtare të refugjatëve
  • 20/06/2019 | 16:55

Ambasada Amerikane rizgjedhë videon e aktores kosovare për ditën ndërkombëtare të refugjatëve

Sot është dita ndërkombëtare e refugjatëve dhe për këtë rast, Arta Dobroshi para një viti kishte bërë një video, në të cilën ka treguar përjetimet e saja kur ishte refugjate, transmeton Gazeta Metro.


Të njëjtën video e ka shpërndarë edhe sot ambasada e SHBA në Kosovë.

“Unë jam në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Dhe unë jam brenda shkollës të bombarduar në të cilën kam mësuar, dhe dhoma të në cilën ndodhemi ka qenë klasa ime.”, ka filluar Arta fjalimin e saj në videon e postuar.

Mes të tjerash ajo shtoi se ndihet shumë mirë, sepse ndodhet në të njëjtën shkollë, por tani në liri.

Arta Dobroshi sot është aktorja shqiptare e cila po i prek majat e suksesit në botë dhe përsëri nuk e ka harruar Kosovën asnjëherë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë