Loading…

Ambasada e Japonisë në Kosovë uron fëmijët për festën japoneze ‘Kodomo no Hi’

  • 05/05/2026 | 15:49

Ambasada e Japonisë në Kosovë uron fëmijët për festën japoneze ‘Kodomo no Hi’

Ambasada e Japoni në Kosovë ka uruar të gjithë fëmijët në Kosovë me rastin e festës “Kodomo no Hi”, e njohur si festa e fëmijëve në kulturën japoneze, transmeton Gazeta Metro.


Në mesazhin e publikuar, ambasada ka përcjellë një urim të veçantë për më të vegjlit, duke i inkurajuar të jenë të fortë, kureshtarë dhe të vazhdojnë të ëndërrojnë për të ardhmen e tyre.

“Kodomo no Hi” është një festë tradicionale në Japoni, që i kushtohet fëmijëve dhe shënohet çdo vit më 5 maj, me mesazhe për shëndet, lumturi dhe zhvillim të tyre.

Përmes këtij urimi simbolik, ambasada ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe inkurajimit të fëmijëve si e ardhmja e shoqërisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë