Loading…

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm në lidhje me njohjen e patentë shoferëve

  • 26/01/2022 | 19:08

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm në lidhje me njohjen e patentë shoferëve

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka dalë me një njoftim lidhur me njohjen e patentë shoferëve të Kosovë në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada e Kosovës ka dhënë detaje të përmbledhura në lidhje me njohjen e patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës nga Republika Federale e Gjermanisë.

Më poshtë keni disa nga informatat që ka lëshuar Ambasada:

a) Nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla ndërmjet shteteve merr kohë dhe zgjatë me vite. Në një proces të tillë të konvertimit të patentë-shoferëve me Gjermaninë, janë duke kaluar edhe disa shtete të tjera, të cilat kanë shtetësi shumë më të vjetër se Republika e Kosovës.
b) Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për shtetasit e Republikës së Kosovës në Gjermani, institucionet kompetente kosovare e kanë marrë me përkushtim të posaçëm kryerjen dhe zbatimin e të gjitha zotimeve nga kjo marrëveshje.
c) Duke qenë se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Gjermanisë i ka rekomanduar me datë 29 dhjetor 2021 Këshillit Federal (Bundesrat-it) të procedojë tutje me miratimin e marrëveshjes, ka mbetur që Bundesrat-i, si instanca finale institucionale, të thotë fjalën e fundit.
d) Kështu që, sot, më datë 26 janar 2022 në Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat është shqyrtuar rekomandimi i Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i tillë, ky rekomandim KA KALUAR PA VËREJTJE.
e) Nga ana e Bundesrat-it ka mbetur edhe hapi i fundit procedural, që është votimi në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022.
f) Në lidhje me pyetjet e dërguara dhe paqartësitë për Bundesrat-in: ai nuk është dhoma e dytë e parlamentit gjerman (tipike për shumë shtete tjera me sistem parlamentar bikameral). Si organ (sui generis) legjislativ, Bundesrati nuk përbëhet nga deputetët e zgjedhur (siç është rasti i Bundestag-ut), por nga përfaqësuesit e 16 landeve gjermane (përkatësisht nga krerët e qeverive të landeve apo ministrat e resorëve përkatës) dhe përbëhet nga 69 anëtarë. Kështu që, marrëveshja e sipërpërmendur do të votohet në Bundesrat dhe për aprovimin e saj nevojitet shumica e thjeshtë (prej 35 votash).

Më poshtë postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Gjermani. /gazetamtro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë