Loading…

Ambasada e Serbisë i reagon kryediplomates shqiptare që e përmendi njohjen reciproke Kosovë-Serbi

  • 27/10/2021 | 16:38

Ambasada e Serbisë i reagon kryediplomates shqiptare që e përmendi njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Ambasada e Serbisë në Shqipëri e ka falenderuar sot ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka për gatishmërinë e shprehur për t’i forcuar lidhjet mes dy vendeve, me mesazhin se “ndërhyrja në punët e brendshme të të tjerëve nuk ndihmon”, pasi kryediplomatja shqiptare e përmendi njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Në faqen e ambasadës serbe në Twitter përmendet “tejkalimi i së kaluarës” përmes bashkëpunimit dhe respektit.

“Faleminderit, zonja Ministre, që shprehët gatishmërinë për të forcuar lidhjet – ne besojmë në tejkalimin e së kaluarës përmes bashkëpunimit dhe respektit. Ne gjithashtu besojmë se ka gjithmonë hapësirë për përmirësimin e bashkëpunimit, për sa kohë që ai bazohet në respekt – ndërhyrja në punët e brendshme të njëri-tjetrit nuk ndihmon”, thuhet në reagimin e ambasadës së Serbisë.

Xhaçka sot u takua me ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri, Sllobodan Vukçeviq dhe me rastin e takimi ka shkruar në Twitter se njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor.

“E mirëprita ambasadorin e Serbisë në Shqipëri, Sllobodan Vukçeviq. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë përparim të dukshëm në lënien pas të kaluarës së vështirë. Ka ende punë për të bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe lidhjet dypalëshe. Marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Serbisë, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e Xhaçkës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë