Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo Britanike përshëndetën vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shtyrë zgjedhjet e pjesshsme në Kavajë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara nxit vazhdimin e përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar. Ambasada Amerikane iu bën thirrje të gjitha partive që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin dhunë, veçanërisht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve per të marrë pjesë në zgjedhje.
Edhe Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman përshëndeti vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë. Mbretëria e Bashkuar i bën thirrje të gjitha partive politike për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes të plotë në zgjedhjet e ardhshme.