Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka dalur me një reagim në mbrojtje të gazetarëve dhe lirisë së shtypit, teksa ka vë në në pah statistikat e HRR lidhur me sulmimin dhe kërcënimin e gazetarëve, shkruan Gazeta Metro.
Tutje, Ambasada e ShBA-së ka kërkuar që gazetarët të lihen të lirë që ta bëjnë punën e tyre.
“Më 2020 #HRR vuri në pah 18 raste kur zyrtarët qeveritarë, grupe të interesit, grupe të komunitetit ose grupe fetare sulmuan ose kërcënuan gazetarët. Mediet nuk janë armiq. Ato duhet të lejohen të bëjnë #punënetyre pa u ngacmuar, kërcënuar dhe pa dhunë. #EndImpunity”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së në Facebook. / gazetametro.net