Loading…
Ambasada e ShBA-ve në Serbi ‘përqesh’ shkrimet e medieve
  • 09/02/2019 | 19:38

Ambasada e ShBA-ve në Serbi ‘përqesh’ shkrimet e medieve

Ambasada amerikane në Beograd në Twitter ka publikuar fotografinë e ‘planit javor’, në të cilin janë vënë detyrat e diplomatëve, transmeton Gazeta Metro.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar me karikim në shkrimet e medieve se janë takuar me përfaqësuesit e opozitës në hotelin beogradas Hilton, duke publikuar fotografinë e ‘planit javor’, në të cilin janë vënë detyrat e diplomatëve në periudhën nga 3 deri më 9 shkurt.

Në ton me humor thonë se detyrë kanë, për shembull, takimin me opozitën në “vend publik” dhe sigurimin e ajvarit.

Kjo, siç thonë mediet regjionale, është reagim ndaj informatës së fotografisë së diplomatëve amerikanë me organizatorët e protestave të cilët janë pjesë e opozitës në Serbi në hotelin beogradas se është vepër e strukturave të inteligjencës amerikane.

Ndër ‘detyrat’ tjera numërohen edhe të pijnë birrë me profesionistët e gazetarisë, kërkimi i ‘pleskavicës’ më të mirë në qytet, blerja e bukës dhe e qumështit, tundja e kokës me mosbesim se çfarë shkruajnë tabloidët në Serbi, ndërsa pas secilës pikë me dorë është vënë ndonjë emotikon, shenja e pikëpyetjes apo pyetja si ‘ku është ajvari më i mirë”.

Gazeta ‘Vecernje novosit’, duke i referuar strukturave të sigurisë së Serbisë, shkruan se këtë e kanë publikuar me qëllim që publiku të krijojë përshtyojen se shërbimet serbe të sigurisë i spiunojnë opozitarët, ndërsa me ‘përpunimin’ e mëtejmë të ngjarjeve nëpër rrjetet shoqërore e tëra interpretohet si sindron i “spiunit ballkanik’, i cili e ka kapluar aparatin serb të inteligjencës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë