Loading…

Ambasada e SHBA’së: Kërkuam shtyrje që të mos ketë tensione, s’kundërshtojmë qëndrimin e Kosovës për targat

  • 26/10/2022 | 17:39

Ambasada e SHBA’së: Kërkuam shtyrje që të mos ketë tensione, s’kundërshtojmë qëndrimin e Kosovës për targat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se e konsiderojnë në parim të drejtë dhe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit qëndrimin e qeverisë kosovare sa i përket marrëveshjes së targave RKS, por kanë një ‘por’ dhe nuk përjashtojnë që mund të ketë tensione.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë thënë se pozicionin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS e shohin si një vendim që është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe nuk e kundërshtojnë atë në parim.

Megjithatë thonë se bashkë me Bashkimin Evropianë kanë kërkuar për shtyrje të vendimit për implementim për dhjetë muaj, meqë ritheksojnë se synimi i tyre është që të shohin implementimin në një mënyrë paqësore dhe që nuk i kontribuon rritjes së tensioneve në veri të Republikës së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të BE-së e shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS si në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe ne nuk kemi asnjë kundërshtim për të në parim”, ka thënë për Express zyra për media e Ambasadës së SHBA-së.

”Megjithatë, ne kemi kërkuar, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, një zgjatje 10-mujore të periudhës së zbatimit. Është qëllimi ynë ta shohim këtë të zbatuar në një mënyrë që të jetë paqësore dhe të mos kontribuojë në rritjen e tensioneve”, kanë shtuar tutje për Express.

31 tetori është afati i fundit për serbët që t’i regjistrojnë veturat e tyre me targa të Republikës së Kosovës. Edhe përkundër periudhës dy mujore që u dha nga Qeveria e Kosovës dhe përkundër lehtësimeve financiare, numri i atyre që kanë hequr targat ilegale dhe që kanë vendosur ato RKS është shumë i vogël.

Ka presion të madh nga Beogradi që serbët të mos respektojnë ligjin në Republikën e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë