Loading…

Ambasada e SHBA’së në Gjermani: Marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë

  • 14/02/2020 | 10:39

Ambasada e SHBA’së në Gjermani: Marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Special i presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, ambasadori Richardh Grenell, ka arritur që mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhin edhe dy marrëveshje, ajo për hekurudha dhe për autostrada, shkruan Gazeta Metro.


Marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat është cilësuar si historike nga ana e ambasadës amerikane në Gjermani, e cila drejtohet nga ambasadori Richard Grenell.

“Ambasadori Grenell e hapi konferencën e sigurisë në Mynih me nënshkrimin e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat, si vazhdimësi e marrëveshjes të muajit të kaluar për të ripërtërirë fluturimet mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Gjermani.

Kujtojmë se në këtë marrëveshje pjesëmarrës ishin edhe dy presidentët e shteteve, Hashim Thaçi nga Kosova dhe Aleksandar Vucic nga Serbia./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë