Loading…

Ambasada e SHBA’së në Kosovë, më e madhja në rajon: Ja sa kushtoi ndërtimi dhe sa persona punojnë brenda saj

  • 16/09/2020 | 11:14

Ambasada e SHBA’së në Kosovë, më e madhja në rajon: Ja sa kushtoi ndërtimi dhe sa persona punojnë brenda saj

Rreth 5 vite më parë në Kosovë filloi ndërtimi i Ambasadës më të madhe në Ballkan, e që është ajo e SHBA’së, që u përurua vitin e kaluar. Ndërtimi i objektit gjigant, kushtoi plot 250 milionë dollarë, ndërsa pritet që brenda saj të punojnë rreth 700 persona, shkruan Gazeta Metro.


Amerika njihet si një prej shteteve më përkrahëse ndaj Kosovës, e këtë e kanë dëshmuar shumë herë. Një gjë të tillë e bënë edhe sot, gjatë inaugurimit të saj.

Çfarë e bën të veçantë objektin e saj?

Ambasada Amerikane në Prishtinë nuk është e zakonshme, e as e thjeshtë. Aty nuk do të jetë vetëm vendi ku do të merren vizat, pasi që kjo ndërtesë, do të ketë edhe një rezidencë për trupat e marinës amerikane.

E shtrirë në afro 5 hektarë, Ambasada ka një hapësirë prej 15.800 metra katrorë. Ndërsa presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, njoftonte se ambasada do të punësojë rreth 700 persona, shkruan Gazeta Metro.

Objektin e mahnitshëm të saj e kanë projektuar David Brody Bond Architects and Planners, të cilët ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i falenderoi përzemrërsisht gjatë fjalimit të tij sot.

Kujtojmë se inaugurimi i Ambasadës së re Amerikane u bë vetëm pak orë me herët. Në ceremoni përveç figurave të larta të vendit, si presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj, mori pjesë edhe miku i afërt i kosovarëve, kongresisti amerikan Eliot Engel./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë