Vitin e kaluar në Kosovë u përurua Ambasada e SHBA’së, që njëherit është më e madhja në rajon. Ndërtimi i objektit gjigant, kushtoi plot 250 milionë dollarë brenda së cilës punojnë rreth 700 persona, derisa dje ka fituar edhe një çmim për Ekselencë, shkruan Gazeta Metro.
Këshilli Amerikan i Inxhinierisë (ACEC) e ka shpërblyer me Çmimin për Ekselencë 2020, Ambasadën e re të SHBA’së në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media nga Byroja e Operacioneve të Ndërtesave të Huaja, agjenci e Qeverisë së SHBA’së, u bë e ditur se dizajni i objektit ka ndikuar shumë në menaxhimin e ujërave të ndotura, raporton Gazeta Metro.
“#StateOBO është krenar të njoftojë se Ambasada e re e Sh.B.A në Prishtinë, Kosovë mori Çmimet e Ekselencës 2020 të Këshillit Amerikan të Inxhinierisë (ACEC) (EEA). Qasja ekstreme e ekipit të dizajnit për menaxhimin e ujërave të ndotura ka krijuar një realitet të ujit pothuajse neto zero. Puna e Mason dhe Hanger në këtë projekt është një shembull kryesor i përkushtimit të OBO’së ndaj inovacionit në fushën e inxhinierisë. Urime ekipit të projektit!”, thuhet në njoftim.
E menjëherë pas kësaj ka reaguar Ambasada, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u tha se shtëpia e re e amerikanëve po fiton çmime falë veçorive inovative të kursimit të ujit dhe efikasitetit.
It’s official. The Embassy’s new home is 🏆 award winning thanks to its innovative 💧water saving & efficiency features.
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Tuesday, November 24, 2020
Kujtojmë se ndërtimi i Ambasadës Amerikane në Kosovë kishte filluar rreth gjashtë vite më parë, dhe është më e madhja në rajonin e Ballkanit.
Ambasada është e shtrirë në afro 5 hektarë në Prishtinë dhe ka një hapsirë prej 15.800 metra katrorë.
E njëjta, u përurua më 16 shtator të vitit të kaluar dhe deri sot numëron qindra punonjës brenda saj./gazetametro.net