Loading…

Ambasada e SHBA’së në Moskë thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Rusi, ata me dyshtetësi të largohen sa më parë

  • 28/09/2022 | 17:56

Ambasada e SHBA’së në Moskë thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Rusi, ata me dyshtetësi të largohen sa më parë

Ambasada amerikane në Moskë u bëri thirrje shtetasve amerikane të mos udhëtojnë për në Rusi, apo atyre që ndodhen aktualisht atje, të largohen menjëherë. Njoftimi duket se përqendrohet kryesisht tek qytetarët me shtetësi të dyfishtë, ruse dhe amerikane.


Ambasada paralajmëron se Moska mund të mos e njohë shtetësinë amerikane për ata që kanë dy-shtetësi, dhe t’i rekrutojë ata për shërbim ushtarak. Rusia ka nisur prej 21 shtatorit një mobilizim të pjesshëm në mbështetje të luftës në Ukrainë.

Ambasada kujton se aktualisht mundësitë për fluturimeve komerciale janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe shpesh nuk janë të disponueshme brenda një kohe të shkurtër.

Po kështu në njoftim u kërkohet shtetasve amerikanë të mos marrin pjesë në protesta politike, apo sociale duke kujtuar se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shprehjes në Rusi nuk janë të garantuara.

Në njoftim bëhet e ditur se autoritetet ruse kanë arrestuar shtetas amerikanë që kanë marrë pjesë në demonstrata.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë