Loading…

Ambasada e Zvicrës e ashpër me Vucicin: Në Reçak u kryen mizori ndaj shqiptarëve

  • 09/12/2019 | 17:01

Ambasada e Zvicrës e ashpër me Vucicin: Në Reçak u kryen mizori ndaj shqiptarëve

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka qenë e ashpër dhe drejtpërdrejt me Presidentin serb Vucic, i cili ditë më parë ka mohuar masakrën e Reçakut, transmeton Gazeta Metro.


Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjore Humanitar në Kosovë kanë dënuar ashpër deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuci, i cili kishte mohuar masakrën e Reçakut.

Në deklaratën e tyre për media thuhet se mbështesin dënimet e fuqishme dhe pa ekuivoke për deklaratën e Presidentit Vucic që mohojnë mizoritë në Raçak.

“Më 15 janar 1999 në fshatin Reçak u kryen mizori masive ndaj shqiptarëve, shumica e tyre ishin civilë të paarmatosur” thuhet në deklaratë.

Më tutje thuhet se në shoqëritë post-konfliktuoze është thelbësore psjtimit me të kaluarën dhe se një pjesë e rëndësishme e saj është njohja e viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera.

“Vendosja e fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për ngjarjet e kaluara janë parakusht për një pajtim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm. Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të bazohet në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Revizionizmi dhe mohimi i krimeve të luftës duhet të përballen, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfaqësuesit e institucioneve shtetërore”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë