Loading…
Ambasada konfirmon anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan Orr
  • 11/02/2019 | 12:56

Ambasada konfirmon anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan Orr

Gjenerali Amerikan nuk do vjen për vizitë dhe këtë e konfirmon Ambasada e Shteteve të Bashkuara (SHBA), transmeton Gazeta Metro.


Ambasada amerikane në Prishtinë, ka konfirmuar anulimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralit Timothy Orr.

Arzen Randobrava, zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka thënë për portalin Koha.net se anulimi i vizitës ka të bëjë me taksat që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnia. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, ka thënë Randobrava.

Koha.net, gjatë ditës së djeshme ka raportuar se gjenerali Rrahman Rama, përmes një letre informuese që ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka njoftuar për këtë anulim të majorit Orr, siç është shprehur Rama, si “rezultat i shprehjes së pakënaqësive ndaj vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës”. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë