Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi ishte pozitive, shkruan Gazeta Metro.
Kështu tha ai në një diskutim virtual të organizuar nga Lëvizja Fol, ku mes tjerash tha se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë tha se i ka sjell Kosovës përfitime nga fusha të ndryshme.
Ambasadori britanik tha se shteti i tij e ka mirëpritur këtë marrëveshje.
“… Duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës dhe e ambasadorit Richard Grenell ishte pozitive…”, është shprehur Abbot, përcjell Gazeta Metro.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marëveshje ekonomike më 4 shtator në SHBA, ku ndërmjetësues ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Ky i fundit, i siguroi Kosovës njohjen nga Izraeli, shtet me të cilin vendi ynë së shpejti do të vendosë marrëdhënie diplomatike./gazetametro.net