Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili njëjtë sikur udhëheqësit në Serbi, ka mohuar Masakrën e Reçakut duke thënë se është “trillim”, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim në Twitter, Hovenier ka thënë se përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar diçka si Masakra e Reçakut e cila është mirë e dokumentuar glorifikojnë krimet e luftës dhe çnderojnë kujtimet për të vdekurit dhe hapin plagët e të mbijetuarve.
“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.
Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur.
“Është bërë e njëjta gjë me 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është skema e njëjtë. Funksionin, pa marrë parasysh e bind dikë apo jo. As që iu desh që ta bindin dikë. Ata bombarduan Jugosllavinë dhe shpallën Kosovën të pavarur, duke shkelur të gjitha parimet e OSBE-së. Vetëm thanë: kështu do të jetë”, ka thënë kryediplomati rus./gazetametro.net
(1/2) Attempts to rewrite & deny the well-documented history of the Recak massacre glorifies war crimes, dishonors the memory of the dead, and reopens the wounds of survivors. https://t.co/yv30XTSivW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 27, 2022
Lavrov flet marrëzira: Masakra në Bucha të Ukrainës, e trilluar si masakra e Reçakut