Loading…

Ambasadori Amerikan Kosnett reagon ndaj dëmtimit të turpshëm të varrezave ortodokse në Lipjan

  • 16/07/2019 | 21:10

Ambasadori Amerikan Kosnett reagon ndaj dëmtimit të turpshëm të varrezave ortodokse në Lipjan

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, reagoi të martën ndaj dëmtimit të varrezave ortodokse në Lipjan, ai kërkoi reagimin e menjëhershëm të drejtësisë, transmeton Gazeta Metro.


“Si po i përgjigjet Kosova dëmtimit të turpshëm të varrezave në Lipjan? Ushtrimi i sigurt i lirisë së besimit, kërkon respekt ndërmjet komuniteteve dhe veprim të shpejtë të drejtësisë”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter, përderisa ka folur për fillimin e takimit Ministerial për Liritë Fetare në Washington.

Në këtë takim, ku diskutohet për liritë fetare, po marrin pjesë rreth 1 mijë përfaqësues nga e gjithë bota, përfshirë Kosovën.

Më 14 korrik, Policia e Kosovës njoftoi se është duke kryer hetime pas njoftimeve se “janë dëmtuar disa gurë të varrezave ortodokse serbe” në komunën e Lipjanit.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srdjan Popovic, tha se ky incident “është shenjë se serbët nuk janë të dëshirueshëm në komunën e Lipjanit”.

Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate, ka dënuar ashpër dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit, duke thënë se “incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritet do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë