Ambasadori Vllahiu njoftoi se takoi Aambasadorin e SHBA’së në Pragë, Stephen B. King i cili i rikonfirmoi atij mbështetja e palëkundur për Kosovën deh sovranitetin e saj, transmeton Gazeta Metro.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu, i cili po merr pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit të organizuar e drejtuar nga Republika e Çekisë, është takuar me ambasadorin e SHBA’së në Pragë, Stephen B. King.
Nën një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Vllahiu shkroi se ambasadori Stephen B. King ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare.
“Ishte nder të takohesha me Ambasadorin e SHBA në Pragë, z. Stephen B. King, i cili këtë mëngjes vizitoi Ambasadën e Kosovës në Pragë për ta riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane, të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Vllahiu.
Kjo mbështetje vjen pas deklaratave të pamatura në Beograd të Presidentit të Republikës së Çekisë, Milos Zeman, i cili kishte deklaruar se ‘nuk i pëlqen Kosova’. Deklaratë që nuk u prit mirë jo vetëm në Kosovë e te miqtë saj por edhe nga vet qeveria Çeke./gazetametro.net
It was an honor to meet Chargé Arbër Vllahiu this morning and to reaffirm with him the United States’ steadfast support for a sovereign, independent Republic of Kosovo, fully integrated into the international community. pic.twitter.com/VcYDt1f0jK
— Ambassador King (@USAmbPrague) September 12, 2019