Loading…

Ambasadori Amerikan në Serbi i kërkon Dacicit të ndalojë fushatën kundër Kosovës

  • 28/10/2019 | 21:23

Ambasadori Amerikan në Serbi i kërkon Dacicit të ndalojë fushatën kundër Kosovës

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq u takua sot me ambasadorin e sapoemëruar amerikanë Beograd, Anthony Godfrey, të cilët kanë biseduar për çështjet aktuale të politikës së jashtme, e që kanë të bëjnë edhe me fushatën e Serbisë për  tërheqjen e njohjeve të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ka qenë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ai i cili ka bërë me dije se me diplomatin amerikan ka folur edhe për Kosovën.

Mediat serbe kanë shkruar se Ambasadori Amerikan ka kërkuar nga Dacic që Serbia ta ndalojnë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve,” i tha Daçiq Tanjugut pas takimit me Godfrey, Ambasadorin Amerikan./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë