Loading…

Ambasadori amerikan në Serbi paralajmëron marrëveshje: Pajtimi mes dy vendeve në maje të gishtave

  • 03/07/2020 | 11:47

Ambasadori amerikan në Serbi paralajmëron marrëveshje: Pajtimi mes dy vendeve në maje të gishtave

Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë u anulua për shkak të ngritjes së një “aktakuze” të çuditshme ndaj Presidentit Hashim Thaçi nga Gjykat Speciale, “aktakuzë” kjo që theu të gjitha rregullat dhe nga njohësit ndërkombëtarë u pa si ndalesë e qëllimshme, shkruan Gazeta Metro.


Pavarësisht anulimit të këtij takimi mes dy vendeve, Emisari Special i Trumpit, Richard Grenell ka paralajmëruar së shpejti një takim mes palës kosovare dhe asaj serbe në Washington, ani pse evropianët tani janë zgjuar dhe po dëshirojnë takim mes dy palëve.

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, po thotë së bashkëpunimi ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës është një qëllim i arritshëm që do të sillte shpejt rezultate konkrete.

Ai po paralajmëron marrëveshje mes dy vendeve dhe po thotë se pajtimi i Kosovës dhe Serbisë është në maje të gishtave.

“Ndoshta pajtimi i vërtetë midis Beogradit dhe Prishtinës është në majë të gishtave. Nuk ka asnjë arsye për vonesa të mëtejshme”, tha Godfrey për CorD.

Godfrey po thotë se është realiste që përfaqësuesit e të dy palëve dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme që do të përmirësonte jetën e qytetarëve dhe do të sillte stabilitet në rajon.

Ai thotë se Richard Grenell, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Ambasada në Serbi e SHBA’së, shprehin bindjen se me vendosjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ekonomik midis Kosovës e Serbisë do të sjellë rezultate konkrete mes dy palëve.

“Tensionet e vazhdueshme parandalojnë mundësinë e rritjes së mëtejshme dhe përparimit për të gjithë në rajon. Për negociatat midis Serbisë dhe Kosovës nga Richard Grenell, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe ekipi im në Ambasadën në Serbi, ne ndajmë bindjen se vendosja e një bashkëpunimi më të qëndrueshëm ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës është një qëllim i arritshëm që do të sjellë shpejt rezultate konkrete”, tha Godfrey.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë