Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, po zhvillon takim me kreun e PD’së, Lulzim Bashën në selinë e kësaj partie. Takimi u mësua rreth orës 15: 12 minuta.
Mesditën e sotme Partia Demokratike paralizoi për një orë qarkullimin e automjeteve në rruget kryesore të vendit, duke nisur kështu një plan të ri protestash krahas asaj në çadrën para kryeministrisë, shkruan Ora News.
Përshkallëzimin e protestave, kryetari i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi paralajmërim për qeverinë ndërsa tha se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, është e pakthyeshme deri në plotësimin e kauzës për zgjedhje të lira.