Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Ruairí O’Connell ka reaguar rreth rastit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje” Astrit Dehari.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, O’Connell ka nxitur autoritetet kosovare që të sigurohen se do të bëhet një hetim i shpejtë dhe transparent për të sqaruar rrethanat e vdekjes. /gazetametro.net