Nesër është festa fetare e Fitër Bajramit dhe ambasadori britanik është përkujdesur që të jetë i pari që ua uron këtë festë besimtarëve myslimanë.
Ruari O’Conell, me anë të një statusi të tij në Facebook, u ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe myslimanëve në mbarë botën, transmeton gazetametro.net
“Besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën, ju përcjell urimet e mia të përzemërta për shënimin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit. Urime festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar O`Connell në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net