Loading…

Ambasadori Dinosha i hap derën Limajt

  • 21/12/2016 | 17:46

Ambasadori Dinosha i hap derën Limajt

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA për Kosovën, rrallë vizitohet, apo ftohet në takime nga ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë. Kjo për shkak të akuzave për korrupsion që ai ka të ngritura nga drejtësia kosovare. Por sot ka ndodhur një përjashtim. Ai është vizituar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. 


Fatmir Limaj, përmes Facebook’ut, ka bërë të ditur se të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e re.

“Bashkëbiseduam për situatën politike në vend, e po ashtu biseduam edhe për zhvillimet tjera ekonomike e sociale në Kosovë. I shpreha mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Malit të Zi në shtetndërtimin e Kosovës, me vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve”.

“Edhe në të kaluarën, Kosova dhe Mali i Zi e kanë mbështetur njëra-tjetrën, dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe tani, kur Kosova është në rrugën e saj të integrimeve europiane, dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO. Ambasadori Dinosha, tha se e çmoj kontributin e NISMA’s në skenën politike të vendit, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.
Ambasadori Dinosha, tha se Mali i Zi është i përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës”, ka shkruar Limaj. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë