Loading…

Ambasadori francez: Aneksi flet qartë për krijimin e Asociacionit

  • 31/03/2023 | 16:16

Ambasadori francez: Aneksi flet qartë për krijimin e Asociacionit

Në qendrën mediatike në Çagllavicë është duke u mbajtur një diskutim për propozimin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.


Në këtë diskutim ka folur ambasadori i Francës, Olivier Guerot. I pyetur nëse sipas marrëveshjes Kosova duhet të fillojë krijimin e Asociacionit, diplomati francez ka thënë se në tekstin e Aneksit të Implementimit është shume e qartë që kërkohet themelimi i Asociacionit.

“Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim na Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova fillon negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ofron garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të Asociacionit”, ka thënë Guerot.

Tutje ka thënë se s’e ka lirinë për të zbuluar sekrete.

“Dhe unë s’e kam lirinë që t’i zbulojë sekretet këtu”, ka shtuar Guerot.

Kujtojmë që me 18 mars kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vucic në Ohër u pajtuan për fillimin e implementimit të aneksit që del nga plani franko-gjerman.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë