Loading…

Ambasadori francez: S’kemi vija të kuqe kur flitet për çështjen e Kosovës

  • 21/03/2019 | 13:02

Ambasadori francez: S’kemi vija të kuqe kur flitet për çështjen e Kosovës

Ambasadori francez në Serbi, Frederik Mondoloni ka thënë se Franca është për çdo marrëveshje , duke përfshirë edhe korrigjimin e kufijve, nëse do ta zgjidhte problemin Kosovë – Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Kështu u përgjigj ai, pas spekulimeve të mediave se Franca ashtu si edhe Gjermania, kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

‘Nëse është e pranueshme për të dyja palët dhe kontribuon në stabilitetin e rajonit, për ne është e pranueshme’,  tha Mondoloni në N1.

Mondoloni gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të hequr pengesat në vazhdimin e dialogut ( tarifën 100 % për importimin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina).

Kujtojmë se, ditëve të fundit pati spekulime në lidhje me qëndrimin e Francës karshi korrigjimit të kufijve.

Por, i vetmi vend i Evropës është  Gjermania, kundërshton këtë ide./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë