Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt sot vizitoi RTK në një vizitë zyrtare e doli i kënaqur me integrimin e serbëve aty dhe ishte impresionuar me garazhet e RTK’së po ashtu, transmeton Gazeta Metro.
Ambasadori u njoftua nga afër për zhvillimet në RTK, procesin e punës dhe kushtet më të cilat punojnë stafi i RTK-së. Ai u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK, Ngadhnjim Kastrati i cili e njoftoi me zhvillimet brenda medias publike kosovare shkruan RTK.
Ambasadori u shpreh i impresionuar me improvizimin që ju është bërë garazheve të RTK-së duke i shndërruar ato në studio televizive për shkak të mungesës së objektit të duhur për një transmetues publik. Z. Heldt po ashtu u shpreh i kënaqur me funksionimin e kanalit të dytë të RTK-së, ku afro 100 serb nga të gjitha pjesët e Kosovës janë integruar dhe punojnë në Prishtinë në RTK.
Përfaqësuesi diplomatik gjerman u interesua edhe për përpjekjet e RTK’së, për anëtarësim në EBU.
Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, i shpjegoi se një pengesë të madhe në këtë drejtim po e bënë Serbia me lobimin e saj kundër anëtarësimit të RTK’së në Unionin e Transmetuesve Europian (EBU)./gazetametro.net