Loading…

Ambasadori gjerman i përgjigjet Petkovicit pas akuzave: Krijimi i Asociacionit duhet të adresohet

  • 05/08/2022 | 14:28

Ambasadori gjerman i përgjigjet Petkovicit pas akuzave: Krijimi i Asociacionit duhet të adresohet

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është përgjigjur Petar Petkovicit, për Asociacionin. Ai ka thënë se krijimi i tij duhet të adresohet, shkruan Gazeta Metro.


Petar Petkovic, drejtor i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’ në Serbi, ka kritikuar Gjermaninë, e cila sipas tij, po mbanë anën e Kosovës duke bërë interpretime të njëanshme.

Ai, ka pyetur ambasadorin gjerman në Kosovë Jorn Rohde, se pse Gjermania nuk ka bërë asgjë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndaj kësaj, ka reaguar vetë ambasadori Rohde, i cili ka thënë se të gjitha marrëveshjet e Brukselit kanë nevojë për zbatim.

Po ashtu, në mënyrë specifike Rohde është deklaruar edhe për asociacionin e komunave, duke thënë se këtë kjo çështje duhet të adresohet, madje ai ka bërë të ditur, se këtë ia ka kërkuar edhe qeverisë së Kosovës në baza të rregullta.

“I nderuar zoti Petkovic, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit kanë nevojë për zbatim. Për informim: Unë kam deklaruar disa herë se krijimi i ASM-së duhet të adresohet, vetëm së fundmi dhe publikisht në TV në “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Pernime”, dhe në mënyrë bilaterale me Qeverinë e Kosovës në baza të rregullta”, ka thënë Rohde.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë