Loading…
Ambasadori gjerman në Beograd ka një porosi për Kosovën e Serbinë
  • 10/12/2018 | 23:11

Ambasadori gjerman në Beograd ka një porosi për Kosovën e Serbinë

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se pa pajtim mes popujve në shtetet e ish-Jugosllavisë nuk ka as të ardhme për rajonin.


Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, Schieb ka folur edhe raportet mes Kosovës e Serbisë dhe situatën momentale.

Ai thotë se fatkeqësisht, situata momentale është e tendosur, por shton se është me rëndësi që të dyja palët të përmbahen nga deeskalimi dhe t’i rinisin bisedimet, transmeton Koha.net.

“Edhe pse, ndoshta, duket se dialogu mes presidentëve Vucic e Thaçi ka hyrë në qorrsokak, besoj se arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës është e mundshme. Sipas mendimit tim, tani është me rëndësi që të dyja palët të përqendrohen sërish në tema thelbësore që janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe në Serbi. Që të bisedohet hapur për mendime të ndryshme dhe në fund të gjendet zgjidhja. Shumë më e rëndësishme sesa vetë shpejtësia është që marrëveshja përfundimtare të jetë e qëndrueshme, që të jetë e zbatueshme dhe të pranohet nga të gjithë”, ka theksuar Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë