Loading…

Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimet e vitit 1999 s’ishin të rastësishme, duhej të ndalej gjenocidi

  • 07/04/2021 | 22:49

Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimet e vitit 1999 s’ishin të rastësishme, duhej të ndalej gjenocidi

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb ka thënë se bombardimet në Kosovë në vitin 1999 ishin për të parandaluar gjenocidin dhe një katastrofë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Schieb tha se bombardimet nuk ndodhën rastësisht dhe ishin të nevojshme për të parandaluar atë që po zhvillohej në Kosovë.

“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB, për fillimin e veprimit ushtarak. Por duhej marrë një vendim, qëllimi ishte të shmangej një katastrofë humanitare, të shmangej gjenocidi”, tha Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb për për Radio Televizionin e Vojvodinës.

Tutje ai theksoi se dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë deri në normalizimin e raporteve të të dy vendeve. Ndërsa, rreth pyetjes se a e pengon Gjermaninë, që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ai tha ” është  se një pyetje hipotetike dhe se nuk dëshiron të jetë kaq pesimist”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë