Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, shkruan Gazeta Metro.
Ambasadori i Gjermanisë i është bashkuar thirrjes së raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila të dielën ka vizituar Manastirin e Deçanit, ku nga atje i ka dërguar mesazh Qeverisë për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, e cila ia njeh pronësinë Manastirin.
“Pajtohem plotësisht: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është vonuar prej kohësh siç rikujtoi Gjykata së fundmi. Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, shkroi ambasadori Rohde.
Ndërkohë historianët nga Deçani e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po ashtu ia këtë kundërshtim ia kanë përcjellur edhe Viola Von Cramon-it. / gazetametro.net
Fully agree: Implementation of Kosovo’s Constitutional Court decision of 2016 is long overdue as the Court recently reminded. Arbitrary application of the rule of law is not the way forward https://t.co/wD2CQO2HZ5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 1, 2021