Loading…

Ambasadori i Bosnjës në OKB: Kriza më e madhe pas luftës, e udhëhequr nga Dodik

  • 04/11/2021 | 12:19

Ambasadori i Bosnjës në OKB: Kriza më e madhe pas luftës, e udhëhequr nga Dodik

Ambasadori i Bosnjë dhe Hercegovinës pranë OKB-së Sven Alkalaj vlerësoi mbrëmë se Bosnja po përballet me “krizën më të madhe ekzistenciale të pasluftës”, e cila, siç pretendon ai, udhëhiqet nga anëtari serb i presidencës atje,  Milorad Dodik, dhe Aleanca e tij e socialdemokratëve të pavarur.


Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Alkalaj lexoi pjesë nga raporti i Christian Schmidt, i cili nuk mori mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për të dorëzuar raportin, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar mbrëmë njëzëri rezolutën e cila i zgjat mandatin e EUFOR-it.

Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, ka thënë se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e mirëpret miratimin e rezolutës që zgjat misionin e BE-së atje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë