Loading…

Ambasadori i Gjermanisë Heldt ‘godet’ Devollin

  • 19/06/2019 | 22:59

Ambasadori i Gjermanisë Heldt ‘godet’ Devollin

Pas Apostolovës, edhe ambasadori gejrman Held ka kritikuar monopolin e homologimit, duke e quajtuar ‘monopol lokal’, biznes ky i Devollëve, saktësisht udhëhiqet nga Shkëlqim Devolli, raporton Gazeta Metro.


Ambasadori gjerman Christian Heldt, përmes një shkrimi në twitterr, ka thënë se nuk po mundet ta kuptojë se si veturat që vijnë me të gjitha dokumentet dhe kontrollat e nevojshme, duhet t’i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga kompani lokal.

“Vetëm një ambasador i gjorë që po provojë të kuptojë logjikën se si shkojnë procedurat: Veturat e reja nga Evropa importohen në Kosovë me dokumente të kompletuara për homologim.

Por pastaj, gjithçka duhet të kontrollohet edhe njëherë nga një monopol lokal që duhet të paguhet më shtrenjtë në gjithë BE’në??”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Ndërkohë, paraditen e sotme lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe shefja e zyrës së BE-së ambasadorja Nataliya Apostolova, e cila tha se në Kosovë homologimi i veturave është një brengë e ngritur nga ana e BE, ngaqë në këtë fushë është krijuar një monopol në Kosovë.

“Ne jemi të brengosur për këtë monopol, sepse ka një udhëzim administrativ i cili ka rekomanduar zbatimin e ligjit… Kemi frikë se kjo kontratë do të vazhdohet automatikisht.  Qytetarët po paguajnë çmime më të larta, po detyrohen të vijnë vetëm në Prishtinë të paguajnë 125 euro për homologim.

Kjo është një barrierë për veturat. BE ka një brengë për këtë, sepse është kundër rregullave të BE dhe MSA. Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë rekomandime për këtë. Andaj, ju si Parlament duke pasur mbikëqyrjen e qeverisë, duhet që qytetarët t’i marrin shërbimet më të mira dhe më të lira. Sepse homologimi aktual është kundër shpirtit të MSA-së”, tha Apostolova.

Ndryshe, ky lloj kontrolli i njohur si ‘homologim’ kushton 125 euro./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë